Mbahet takimi i 3-të i Grupit Teknik Koordinues në kuadër të Projektit NFFIS e ECO-DRR
Mbahet takimi i 3-të i Grupit Teknik Koordinues në kuadër të Projektit NFFIS e ECO-DRR

Mbahet takimi i 3-të i Grupit Teknik Koordinues në kuadër të Projektit NFFIS e ECO-DRR

Krijuar në datën 11/04/2022

Prishtinë, dt. 04.11.2022

Sot u mbajt Takimi i 3-të i Grupit Teknik Koordinues të Projektit të JICA-së për institucionet e Kosovës me kryesim nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent AME MPB. Takimin me nje fjale rasti e përshëndeti Z.Shefki Abdullahu ,Zavendësues Drejtor i Përgjithshëm i AME-së  , njëherish falenderoi JICA-në për kontributin drejt arritjes se objektivave . Në takim u prezentuan aktivitetet të cilat janë zhvilluar gjatë periudhës Maj-Tetor 2022. 

Në këtë punëtori përveç tjerash u demonstrua NFFIS- Sistemi i Kombëtare i Paralajmrimit për Zjarre në Pyje .  Poashtu u prezantuan aktivitetet brenda ECO DRR e te cilat kane te planifikura pyllëzimin për parandalimin e orteqeve në Restelicë Komuna e Dragashit dhe raportimin e ekspertit për aktivitetet në Komunën e Istogut. 

Partnerët e Projektit u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit në zhvillimin e Projektit